-
1 variola
[vë'rajëlë] n., mjek. liLI f. 1. mjek., veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse dhe e rrezikshme, që shfaqet me ethe të forta e me disa puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup, të cilat bëhen si flluska të mbushura me qelb dhe lënë shenja të dukshme pas shërimit; lia e vërtetë; shenja që umbetet në lëkurë atyre që kanë kaluar këtë sëmundje ose që u mbetet në krah atyre që kanë bërë vaksinën kundër saj. Lia ezezë lia që shfaqet me flluska në ngjyrë të errët, sepse këto mbushen edhe me gjak. Lia e madhe forma më e rëndë e lisë sëvërtetë. Lia e bardhë ( e mirë) lia e dhenve. Lia e dhenve sëmundje ngjitëse, që u bie me fort fëmijëve dhe që shfaqet me puçrra të vogla në fytyrë e në trup, të cilat më vonë bëhen si flluska të mbushura me lëng. Lia e dushkut ( e pyllit) lia e dhenve. Lia e dhive ( e qenve, e lopëve). Shenja e lisë. I vrarë lie me shenjat e lisë në fytyrë e në trup. E zuri (iu ngjit) lia. U sëmur nga lia. E shkoi (e kaloi) linë. Shartoi (shënoi) linë. Bëri vaksinën kundër lisë.2. Sëmundje e disa pemëve, që shfaqet në lëkurën e kokrrave me njolla të çrregullta, të cilat më vonë mbulohen me një lloj pluhuri të zi. Lia e ullirit. Lia e portokallit.
Перевод: с английского на албанский
с албанского на английский- С албанского на:
- Английский
- С английского на:
- Албанский